Foto: Koha

Komuna e Klinës ul shpenzimet e parasë publike, rrit ato për gjykata

15 Nëntor 2016 - 09:56      

OJQ KOHA, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka vazhduar monitorimin e të hyrave dhe shpenzimeve financiare të Komunës së Klinës.

Gjatë këtij monitorimi ajo thotë se ka vërejtur një kursim të mjeteve financiare në disa vija buxhetore nga kjo Komunë, transmeton Koha.net.

Në krahasimin e shpenzimeve financiare të periudhave Janar-Shtator 2015/16 sipas kësaj organizate janë vërejtur rënie të shpenzimeve në vijat buxhetore ku më herët, gjegjësisht në periudhat e kaluara, ka pasur shpenzime të larta.

“Në kategorinë për dreka zyrtare ka pasur një rënie prej 57.21% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, ku gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2016 janë shpenzuar 5,178.09€ euro, derisa në vitin 2015 shpenzimet kanë qenë 12,102.49€. Shpenzimet për karburante kanë pësuar po ashtu një rënie prej 49.10%, nga shuma prej 74,744.62€ sa ishin shpenzuar në 9 mujorin e parë të vitit 2015. Shpenzimet e telefonisë Vala-900 kanë pësuar rënie prej 12.68%, kurse shpenzimet e tjera telefonikë -31.53%, me një total prej 21,774.57€ të shpenzuara në këto dy kategori për këtë periudhë të vitit 2016. Për regjistrim, sigurim dhe mirëmbajtje të automjeteve Komuna e Klinës ka shpenzuar 21,282.68€ duke zbritur këto shpenzime për 3.61%. Vlen të theksohet që vetura Range Rover e kryetarit të Komunës ende nuk është rregulluar”, thotë OJQ KOHA.

Për operacionet e saja Komuna ka shpenzuar mjete në kategorinë e shërbimeve Komunale prej 105,613.21€, krahasuar më të njëjtën periudhë paraprake ku shpenzimet ishin 123,338.08€, duke rezultuar me një rënie prej 14.37%. Në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve Komuna ka shpenzuar 386,567.81€ duke reduktuar këto shpenzime për 15.79%. Rënie ka pasur edhe në kategorinë e shpenzimeve për subvencione dhe transfere në masën prej 13.70%, ku brenda këtij viti janë shpenzuar 50,241.63€, edhe pse Rregullorja komunale për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve ende nuk e ka marrë miratimin nga ministria e linjës.

Megjithatë, Komuna e Klinës ka pasur edhe rritje në disa shpenzime, sidomos në kategorinë e pagave dhe mëditjeve. Në këtë kategori, për këtë periudhë, janë shpenzuar 4,249,324.30€ me një rritje prej 2.72%, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Udhëtimet jashtë vendit për këtë periudhë kapin shifrën prej 3,556.80€ duke pësuar rritje prej 5.70%. Komuna nuk publikon lajme dhe agjendë për udhëtime jashtë vendit.

“Shqetësuese mbeten gjithnjë pagesat për vendimet gjyqësore, në rastet e humbura nga Komuna, ku në nëntë mujorin e parë të vitit 2016 këto pagesa kapin shifrën prej 92,709.76€ duke u rritur për 60.63%, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2015 ku këto shpenzime arrinin shumën prej 36,495.80 euro.

OJQ KOHA, fton kryetarin e Komunës dhe stafin e tij për kujdes të shtuar në shpenzimin e parasë publike, si edhe qasje serioze në menaxhimin e saj, sidomos duke mënjanuar shkeljet që çojnë Komunën anë gjykata”, thuhet në njoftimin e kësaj OJQ-je. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...