Komuna e Gjilanit ka investuar në Bresalc mbi 300 mijë euro

15 Nëntor 2016 - 09:54      

Gjilan, 15 nëntor – Mbrëmë është mbajtur debati publik me banorët e Bresalcit, për t’i dëgjuar kërkesat e hallet e tyre.

Takimin e ka hapur kryetari i Këshillit të fshatit, Haxhi Kurti, i cili tha se që nga paslufta Bresalci ka qenë i anashkaluar sa u përket investimeve, transmeton Koha.net. Por, sipas kumtesës së komunës rreth këtij debati, ai ka thënë se nën qeverisjen e kryetarit Lutfi Haziri, gjërat kanë ndryshuar dukshëm.

“Për tri vite janë ndërtuar më shumë se 4 kilometra asfalt, mbi 10 kilometra kanalizim, është investuar shumë edhe në ndriçimin publik. Shpresojmë se me këtë ritëm do të vazhdohet”, ka thënë Kurti.

Nënkryetari Rexhep Kadriu rikujtoi ndërtimin e një zyre jashtëzakonisht të mirë, kemi bërë punë të jashtëzakonshme kryesisht në infrastrukturën nëntokësore që kapin shifrën e mbi 300 mijë eurove, kemi ndërtuar shumë rrugë…

Me pyetje e kërkesa janë paraqitur Habib Syla, Makfire Kurti, Ymer Muji, Bardhyl Syla, Muhamet Ymeri, Gafurr Syla etj., të cilat kryesisht kishin të bënin me ato infrastrukturore, ndërkaq u është përgjigjur nënkryetari Kadriu, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ai i Shërbimeve Publike, Naser Korça, drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullaru, i Kadastrit, Sadudin Berisha dhe drejtori i DZHE-së, Agim Zuzaku.

Në fund të debatit, përfaqësuesit komunalë kanë paralajmëruar se shkolla e këtij fshati në verën e vitit 2017 do të hyjë në renovim total. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...