
15 Nëntor 2016 - 13:15
Ndaj akuzon se shumica e lagjeve të qytetit edhe më tej kanë mbetur pa shporta mbeturinash si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes me partnerin austriak, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shqetësim për mosinvestime ka pasur edhe Komisioni komunal i aksionarëve në këtë kompani, i cili akuzon partnerin austriak se gjatë menaxhimit prej tre vjetësh të “Ekohigjienës” kishte investuar vetëm 500 mijë euro, ndërsa kushtet e marrëveshjes ishin që të investoheshin 1 milion e gjysmë euro.
Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike, ka deklaruar se vetëm dy lagje te qytetit janë furnizuar me shporta të mbeturinave, ndërsa shumica e lagjeve nuk kanë të tilla.
Korça thotë se mungesa e shportave është duke shkaktuar papastërti në qytet dhe se ata kanë kërkuar nga kompania që me shporta të mbeturinave të furnizohen të gjitha lagjet e qytetit për të vazhduar edhe nëpër fshatra.
Këshilli i punëtorëve të kompanisë rajonale të mbeturinave “Ekohigjiena” e cila mbulon komunën e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë ditën e martë nëse nuk bëhet shkarkimi i Senad Ramaj, ushtrues detyre i kryeshefit të kompanisë dhe emërimin e një ushtruesit të ri të detyrës e cila do të duhet që të bëhet nga bordi i kompanisë.
Sipas tij, ushtuesi i detyrës të kësaj kompanie, Senad Ramaj nuk e gëzon respektin e punëtorëve për shkak të dëmeve që ka shkaktuar në këtë kompani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...