
15 Nëntor 2016 - 12:45
Punëtorët e “Ambientit” pranojnë se qe gjysmë viti nuk janë duke i pastruar më rrugët e lagjeve, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Qe 6 muaj nuk i kemi pastruar rregullisht më ato rrugë sikur në të kaluarën. Po i pastrojmë vetëm rrugët kryesore të qytetit. Nëpër lagje kemi intervenuar vetëm ndonjëherë kur ka pasur sasi të madhe të mbeturinave të hedhura rrugëve, përndryshe jemi koncentruar vetëm rrugëve kryesore të qytetit”, thonë punëtorët, derisa po pastronin korzon e qytetit.
Edhe drejtori i “Ambientit”, Nexhat Avdullahu, pohon se rrugët e lagjeve kanë mbetur pa pastruar, pasi punëtorët e vet ai më nuk është duke i obliguar që t’i fshijnë ato. Pastrimin e atyre rrugëve e kanë ndërprerë, siç thonë në “Ambient”, për shkak se nuk kanë marrë asnjë cent deri tash nga komuna, megjithëse këto shërbime “Ambienti” i ka ofruar falas dhe nuk është obliguar nga komuna që ta bëjë.
Avdullahu thotë se mospagesa ka qenë arsyeja pse nuk është shtrirë fshirja edhe në rrugët e lagjeve. Për t’i paguar duhet me pas një kontratë, e për shkak të mungesës së një kontrate, siç thotë drejtori për Shërbime Publike, Ukë Selimaj, nuk ka pasur as pagesë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...