Draftrregullorja për transparencë në diskutim publik pa vendim të Kuvendit të Prizrenit

15 Nëntor 2016 - 11:50      

Prizren, 15 nëntor – Zyrtarët e Komunës së Prizrenit përmes një njoftimi të publikuar në uebfaqen zyrtare të këtij institucioni kanë bërë të ditur se draftrregullorja për transparencë është vënë në diskutim publik.

Por kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Kujtim Gashi, ka shpjeguar se një vendim të tillë duhet ta marrë organi më i lartë vendimmarrës në nivel lokal, përkatësisht të votohet paraprakisht nga anëtarët e KK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Naim Cahani nga KDI-ja që monitoron punën e KK-së së Prizrenit ka shprehur qëndrimin se draftrregullorja mund të shkojë në diskutim publik vetëm me vendimin e KK-së.

Shefi i Zyrës për komunikim dhe informim, Ymer Berisha, ka pohuar se “Rregullorja për transparencë me kërkesën e ZKI-së i nënshtrohet procedurës për rifreskim, në bazë të kërkesave ligjore nga niveli qendror” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...