 
					15 Nëntor 2016 - 10:45
Me një analizë falas, stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) po joshte qytetarët që të masnin nivelin e glukozës në gjak, pasi një numër i madh i tyre janë të prekur nga diabeti e as që e dinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Numri i të sëmurëve nga diabeti po rritet çdo ditë në Pejë. Ka mjaft qytetarë që kanë diabet e nuk dinë fare që janë sëmurë. Prandaj i mbajmë këto aktivitete që t’i sensibilizojmë qytetarët dhe t’ua masim nivelin e sheqerit në gjak, sepse kemi raste kur qytetari nga kureshtja e bën këtu analizën dhe i del se veç i është shfaqur diabeti e nuk e ka ditur”, thotë mjeku specialist i mjekësisë familje, Islam Husaj, njëherësh edhe koordinator në QKMF dhe anëtar i Shoqatës së Diabetit në Pejë.
Aktualisht në listën e Shoqatës së Diabetit në Pejë janë 42 fëmijë që marrin insulinë. Kurse, bashkë me të rritur, sipas kryetarit të Shoqatës së Diabetit, Nadir Zhubi, në Pejë, janë 985 anëtarë që marrin insulinë. Ndërsa numri i pacientëve që marrin terapi orale, sipas Shoqatës së Diabetit, llogaritet se në Pejë është mbi 2 mijë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...