Foto: Koha

Komuna e Gjilanit pranon dështimin në asfaltim rrugësh

15 Nëntor 2016 - 10:11      

Gjilan, 15 nëntor - Qeverisja komunale e Gjilanit ka pasur telashe në përfundimin e shumë punëve infrastrukturore komunale.

Ajo e pranon se disa nga projektet e asfaltimit të rrugëve brenda qytetit nuk janë kryer brenda afateve kohore, porse shkaku i zvarritjes së punimeve, sipas tyre, janë telashet që kanë dalë me instalimin e gypave të kanalizimit, të reshjeve atmosferike, si edhe të kanalizimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por zvarritjet e punimeve kanë bërë që të bllokohen disa nga rrugët kryesore të qytetit, siç është janë: “Sadulla Brestovci”, “Rruga e Gjinollëve” si edhe rruga “Rexhep Dajkoci”.

Ndërsa të hënën ka nisur të asfaltohet rruga “Sadulla Brestovci” deri në qendër të qytetit, kurse pjesa tjetër e rrugës do të vazhdojë ditëve të tjera në drejtim të Xhamisë së Balecit dhe asfaltimi i rrugës “Rexhep Dajkovci” e cila shpie te Posta e Kosovës, ku në atë pjesë është paraparë edhe ndërtimi i urës së re.

Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, deklaron se ata do të bëjnë përpjekje që projektet e asfaltimit të rrugëve brenda qytetit të përfundojnë brenda këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...