“Ambienti” rrezikon t’i lë pa punë 35 punëtorë të autoparkingjeve në Ferizaj

15 Nëntor 2016 - 09:33      

Ferizaj, 15 nëntor - Nëpërmjet një konference me media kryesuesi i bordit të ndërmarrjes së re publike “Ambienti”, Shefqet Bajrami, së bashku me kryesuesin e Komisionit të aksionarëve Ramadan Baliun, kanë njoftuar se tashmë është zgjedhur menaxhmenti i lartë i kësaj ndërmarrje.

Brenda javës parashihet të fillojnë edhe procedurat e reja të rekrutimit, në mënyrë që të funksionalizohet plotësisht kjo ndërmarrje dhe të merren në menaxhim autoparkingjet e qytetit, por edhe hapësirat e gjelbëruara të qytetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo kjo ndërmarrje nuk do të ketë obligim ndaj punëtorëve, të cilët janë duke punuar aktualisht në autoparkingje nëpërmjet shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

“Si ndërmarrje e re publike nuk kemi obligim ndaj shoqatave. Ne do të shpallim një konkurs ose do të zgjedhim një procedurë më të shkurtër të rekrutimit, ndërsa të punësuarit aktualë nëpër autoparkingje kanë të drejtë të konkurrojnë, sepse përvoja e punës ua jep një përparësi më të madhe”, ka thënë, midis të tjerash, kryesuesi i bordit të ndërmarrjes “Ambienti”, Shefqet Bajrami.

Nga ana tjetër, rreth kësaj çështjeje ka reaguar Gafurr Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në qytetin e Ferizajt, i cili ka kërkuar që rreth 35 punëtorë nëpër autoparkingje të transferohen në këtë ndërmarrje ashtu siç kishte premtuar kryetari i Komunës Muharrem Svarqa... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...