Nis rindërtimi dhe konservimi i varrezave të qytetit në Gjilan

14 Nëntor 2016 - 20:38      

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se komuna që ai drejton ka nisur projektin e rindërtimit dhe konservimit të varrezave të qytetit.

Haziri tha se në këtë projekt përfshihet zëvendësimi i rrethojës, ndërtimi i stazave për vizita të familjarëve, rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe rregullimi i portave hyrëse.

“Sot filluam projektin e madh të rindërtimit dhe konzervimit të varrezave të qytetit për përkujdesjen për më të dashurit tanë. E filluam me heqjen e rrethojës së vjetër dhe ndërtimin e rrethojës së re, për të vazhduar me stazat për vizitë të familjarëve, hapësirat gjelbëruese dhe portat hyrëse”, tha Haziri, raporton Koha.net.

Ai tha se ky projekt kap vlerën e mbi 150 mijë euro dhe pritet të përfundojë në fund të vitit.

Haziri ka falënderuar Komisionin Europian për financimin dhe UNDP-në për implementimin.

“Vazhdojmë me punë t’hajrit”, përfundoi kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...