Foto: Koha

Stojanoviq, nuk është më “kryetar” i Graçanicës

14 Nëntor 2016 - 13:43      

Një shkrim i botuar sot në Koha Ditore për udhëheqjen e Graçanicës, ka shtyrë zyrtarë të kësaj komune që nga uebfaqja zyrtare e Komunës të largojnë shënimet sipas të cilave kryetar i Graçaniçës nuk është Vladeta Kostiq.

Lexo edhe: Zv. kryeministri Stojanoviq, “me letra” - kryetar komune

Në vend të Kostiqit, kryetar i komunës, në uebfaqe, figuronte të jetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq.

Nga mos përditësimi i uebfaqes komunale ose dhe për ndonjë arsye tjetër, zëvendësi i Isa Mustafës kishte mbetur deri më sot,”me letër” kryetar i Graçanicës.

E që nga sot, Stojanoviq ka mbetur vetëm me funksionin e të dytit ose të tretit në Qeverinë e Kosovës pasi e gjithë faqja që jepte shënimet kush çka ishte në udhëheqje të Graçanicës, është fshirë nga faqja zyrtare, ndërkohë që ende nuk është publikuar faqja e re me “udhëheqje të re”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...