
14 Nëntor 2016 - 11:16
Ata kanë përmendur rrugën e Bujanocit, ku sipas tyre, ende pa përfunduar asfaltimi, menjëherë ka filluar prishja e saj, ani pse po shpenzohen mbi 900 mijë euro për këtë projekt, transmeton Koha.net.
PDK nëpërmjet një komunikate thotë se projektet që po realizohen nga qeverisja komunale e Gjilanit, janë investime të kota, me cilësi të dobët, kosto të lartë dhe humbje të mëdha financiare.
Sipas tyre, komisionet profesionale kanë dështuar plotësisht në mbikëqyrjen e implementimit të projekteve kapitale, sipas kontratave me operatorët ekonomik dhe si pasojë po shkojnë krejt në dëm, qindra mijëra euro nga buxheti komunal dhe nga taksapaguesit Gjilanas.
Duke përmendur rrugën e Bujanovcit, PDK thotë se ky projekt ka filluar më 3 nëntor 2015 dhe sipas kontratës me operatorin ekonomik, kjo rrugë ka qenë e planifikuar të përfundojë brenda 30 ditë pune, por ka kaluar një vit dhe qytetarët e Gjilanit po përballen me probleme të mëdha gjatë qarkullimit, duke i shkaktuar dëme të përditshme në automjetet e tyre, si pasojë e gjendjes së pakalueshme në njërën nga rrugët kryesore të qytetit të Gjilanit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...