Foto: Koha

RAE kërkon zbutjen e kritereve për përfitim ndihmash sociale

14 Nëntor 2016 - 12:09      

Përfaqësuesit politikë si dhe aktivistët e shoqërisë civile nga radhët e komuniteteve RAE në Prizren kërkojnë inicimin e diskutimit ndërsektorial me qëllim që autoritetet qendrore të nisin procesin për rishikimin e legjislacionit për ndihmat sociale, pasi që konsiderojnë se aktualisht ka kritere që janë të paarritshme për një kategori të shoqërisë.

Gjatë një tryeze të mbajtur në Prizren, ku është prezantuar edhe analiza “Ndihma e paarritshme sociale” e publikuar nga OJQ-të “Nevo Koncepti” dhe “Durmish Asllano” është bërë thirrje për lehtësimin e disa kritereve me qëllim të lehtësimit të qasjes së familjeve RAE në skemën e ndihmës sociale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fillimisht Nexhip Menekshe nga “Durmish Asllano” ka prezantuar punën e bërë gjatë tre vjetëve të fundit nga sektori civil për përmirësimin e pozitës së përgjithshme të komunitetit RAE në Prizren.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...