Foto: Koha

Zv. kryeministri Stojanoviq, “me letra” - kryetar komune

14 Nëntor 2016 - 08:48      

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, vazhdon të figurojë si kryetar i Komunës së Graçanicës në versionin shqip të faqes zyrtare të kësaj komune.

Krejt udhëheqja e kësaj komune (aq sa është shkruar në ueb-faqen zyrtare) i përket një mandati tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse kanë kaluar dy vjet prej kur kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Graçanicës, për t’u emëruar zëvendëskryeministër në Qeverinë e Mustafës, zyrtarët komunalë nuk i kanë azhurnuar të dhënat në versionin shqip të ueb-faqes zyrtare.

Pos profilit të kryetarit të komunës që është i pasaktë, në këtë ueb-faqe edhe drejtorët i përkasin një qeverisje tjetër, e jo të kësaj që udhëhiqet nga Vladeta Kostiq.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...