Banorët e Shalës në Lipjan thonë se për asfalt morën veç premtime [video]

13 Nëntor 2016 - 21:26      

Në fushata zgjedhore çdo herë premtohej se rruga e fshatit Shalë të komunës së Lipjanit do të asfaltohet, por secila parti që ka ardhur në pushtet, i ka harruar fjalët e dhëna.

Kështu janë shprehur banorët e katër lagjeve të këtij fshati të Lipjanit, të cilët thonë se në të shumtën e rasteve mosasfaltimi u nxjerrë telashe të shumta, raporton KTV.

Kjo rrugë është e gjatë rreth 2 kilometra dhe sipas banorëve edhe fëmijët e kanë të vështirësuar shkuarjen në shkollë. Më të moshuarit e fshatit thonë se kur ka të reshura si të shiut ashtu edhe të borës, as mjekimet e para nuk kanë mundur t’i marrin.

Ndërkaq, Heset Sahiti drejtor për shërbime publike në komunën e Lipjanit, ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge është e planifikuar të bëhet në vitin 2017, ku pritet të kushtojë rreth 50 mijë euro.


Banorët e Shalës në Lipjan thonë se për asfalt... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...