 
					13 Nëntor 2016 - 17:30
Veseli me këtë rast ka thënë se PDK-ja po vazhdon të rritet e të forcohet, ndërkohë qytetarët po e tregojnë besimin gjithandej Kosovës për Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, në praninë e qindra anëtarëve e simpatizantëve të PDK-së, Veseli ka shpërndarë prej më shumë se 100 libreza për anëtarë të rinj të cilët janë anëtarësuar në degën e Lipjanit e të cilët kanë fituar të drejtën që për herë të parë do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
“Edhe pse nuk jemi në fushatë zgjedhore, mbështetja dhe përkrahja e qytetarëve për PDK-në po rritet dhe dëshmohet në çdo aktivitet. Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon rritjen e saj dhe po fiton besimin e shumicës së qytetarëve anembanë Kosovës. Kjo mbështetje është obligim dhe përgjegjësi më e madhe për ne. Sot në këtë sallë, ju jeni mbledhë në numër kaq të madh për të mbështetur dhe shpreh besimin për PDK-në edhe pse nuk ndodhemi në fushatë zgjedhore”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, kjo tregon dhe dëshmi se PDK-ja do të jetë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme. “Ftoi kryesinë e Degës së PDK-së në Lipjan që të punojnë edhe më shumë që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë besimin e sa më shumë qytetarëve për ta qeverisur komunën e Lipjanit, ndërsa lidershipi i PDK-së do të angazhohet për fuqizimin e perspektivës për të rinjtë e Lipjanit dhe gjithë Kosovës”, ka thënë më tej Veseli.
Ndërsa Shukri Buja, në emër të degës i falënderoi anëtarët, veprimtarët, themeluesit e degës në këtë përvjetor duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është parti e së tashmes dhe të ardhmes së qytetarëve, në veçanti rinisë jo vetëm të Lipjanit, por tërë Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...