
13 Nëntor 2016 - 09:28
Ky lumë që kalon në mes të qytetit të Podujevës nuk është futur në gypa dhe as nuk është menduar njëherë të ndërtohet ndonjë hidrocentral. Por, ai është i mbuluar nga mbeturinat. Dhe, si për inat, ai nganjëherë fryhet aq shumë (pas të reshurave të shumta) saqë mundohet të bartë me vete gjithçka që i del përpara dhe të pastrohet njëherë e përgjithmonë. Por kot! Për pak ditë ai kthehet në gjendjen e mëparshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gani Fusha (1952) jeton përskaj lumit Llap në Lagjen e Fushalive të qytetit të Podujevës. Thotë të ketë parë me qindra mijëra shishe plastike e mbeturina tjera që kanë kaluar nëpër lumë pas reshjeve të shiut të këtyre ditëve nëntori. Ai e mban mend se nuk ka qenë gjithmonë kështu.
“Llapi si lumë ka qenë shumë i pastër, por edhe i pasur me florë e faunë (peshq) gjatë tërë rrjedhës së tij. Aq i pastër ka qenë, që në pjesën e qytetit ka qenë një burim i ujit përballë shtëpisë sime, pastaj një tjetër te ujësjellësi i Peranit, ku bashkohej jazi i Mullirit të Obrançës në lumin Llap, saqë lirisht mund të pihej”, rrëfen Gani Fusha... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...