 
					12 Nëntor 2016 - 19:34
Komuna lut qytetarët që kanë nevojë, të kontaktojnë në këta numra: 049/831-150, 049 / 831-026, 049/ 831-057 dhe 049/831-265.

“Lumenjtë Sitnica, Drenica dhe Llapi kanë dalë nga shtrati por pa përmbysje në ekonomitë familjare, përjashto livadhet, etj. Plemetini, Obiliqi i vjetër, Bakshia, Dardhishta, Millosheva dhe Graboci monitorohen rregullisht për arsye që përmes tyre kalojnë lumenjtë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit, raporton Koha.net.

Sipas këtij njoftimit, bëhet me dije se tre lagje kanë më shumë vështirësi, e ato janë lagja Pllana dhe ajo Rrahmani në Plemetin dhe lagja Sylejmani në Obiliq.
Komuna thotë se është përfunduar edhe rregullimi i shtratit të urës për lëvizje në fshatin Graboc (lagja Behramivit) e cila u dëmtua gjatë vërshimeve dhe daljes nga shtrati të lumit Drenica.

Për dy familjet Rrahmani në Plemetin, sot ekipet e DSHPE-së kanë shpërndarë pako ushqimore për shkak që në atë pjesë është e vështirë lëvizja nga uji.

“Deri më tani gjendja është nën kontroll”, konfirmon Komuna e Obiliqit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...