Foto: Koha

20 milionë euro kredi për rrjetin e kanalizimit në Gjilan [video]

12 Nëntor 2016 - 22:21      

Kuvendi Komunal i Gjilanit ditë më parë i dha dritën jeshile marrjes së kredisë rreth 20 milionë euro për shtrirjen e sistemit të rrjetit të kanalizimit, që i prin ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Shteti austriak është ai i cili i ka mundësuar një kredi të tillë Komunës që udhëhiqet nga Lutfi Haziri, raporton KTV.

Faza e parë e këtij projekti parasheh shtrimin e kolektorëve nga lumi “Mirusha”, për të vazhduar pastaj edhe në fshatra.

Por, me këtë, komuna i detyrohet Bankës Austriake që për çdo vit të paguajë një shumë prej 700 mijë eurosh për afër 25 vjet.

Zgjidhjen e rrugës së kredisë e kundërshton opozita në Gjilan, sipas së cilës komuna nuk u tregua e shkathtë në sigurimin e donatorëve, por hyri në kredi.

Ndërsa, me një veprim të tillë komuna do ta varfërojë edhe më shumë buxhetin për investime kapitale edhe ashtu të vogël. 


20 milionë euro kredi për rrjetin e kanalizimit... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...