 
					12 Nëntor 2016 - 17:13
Niveli i ujit është rritur dukshëm dhe në disa vende lumi Mirusha ka dalë nga shtrati, kryesisht në ara dhe livadhe, si në Banjë, Malishevë, Mirushë, dhe vende tjera, mirëpo nuk ka bllokim të rrugëve në vende tjera.
“Ekipet emergjente dhe ato të sigurisë, janë në terren dhe në gjendje gatishmëria, ndërsa Policia e Kosovës, ka venduar shiritat në rrugën Mirushë-Gurbardh, duke mos lejuar që të rrezikojnë vozitësit”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Malishevës, raporton Koha.net.

Sipas drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, të gjitha ekipet e emergjencës do të jenë në gatishmëri, ndërsa situata aktuale, përjashtuar një rrugë, është normale dhe të gjitha rrugët tjera të hapura dhe nuk ka depërtim të ujit në shtëpi banimi.
“Kjo situatë varet nga reshjet atmosferike”, theksohet në fund të njoftimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...