Zyrtare: Këta tetë persona synojnë postin e të parit të Drenasit

12 Nëntor 2016 - 15:06      

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 04 dhjetor 2016.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre, transmeton Koha.net.

Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, si në vijim:

  1. Partia Demokratike e Kosovës - Ramiz Lladrovci
  2. Lidhja Demokratike e Kosovës - Bedri Nika
  3. Nisma për Kosovën - Isa Xhemajlaj
  4. Aleanca Kosova e Re - Elmi Thaçi
  5. Fjala - Vehbi Berisha
  6. Kandidat i Pavarur – Xhavit Drenori
  7. Kandidat i Pavarur – Naim Bazaj
  8. Kandidat i Pavarur – Rrahim Elshani

Po ashtu, gjatë mbledhjes Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretaritatit të KQZ-së, Enis Halimi bëri të ditur se përgatitjet për zgjedhjet në këtë komunë janë duke vijuar sipas Planit Operacional të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...