Banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës

12 Nëntor 2016 - 13:45      

Lagjja “Motrat Qiriazi” e Ferizajt përballet me mungesë infrastrukture, theksojnë banorët. Ata thonë se u mungojnë, pos asfaltimit të rrugës së lagjes që ishte premtim prej 3 vjetësh, edhe rrjeti i kanalizimit, ujësjellësi, ndriçimit publik etj. Ndaj kërkojnë fillimisht asfaltimin e rrugës, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa rregullimi i infrastrukturës në këtë lagje ka mbetur pas dore, banorët disa herë janë ankuar zyrtarisht te Drejtoria e Infrastrukturës e Ferizajt, mirëpo deri tashti nuk kanë gjetur përkrahje.

Banorët thonë se projekti për rregullimin e infrastrukturës ishte përgatitur disa vjet më parë, mirëpo asnjëherë nuk është realizuar.

Faton Sherifi, banor i lagjes “Motrat Qiriazi” në Ferizaj është ankuar se kërkesat e tyre nuk po shqyrtohen nga Ekzekutivi i komunës. “Para 3 vjetësh banorëve u ishte prezantuar projekti ideor në të cilin parashihej rregullimi i infrastrukturës rrugore, ndriçimi publik, kanalizimi, ujësjellësi etj., mirëpo ai projekt nuk është praktikuar asnjëherë në terren. Jemi ankuar dhjetëra herë edhe nëpër mbledhje publike të organizuar nga komuna për plotësimin e listës me projekte kapitale, mirëpo asnjëherë nuk janë marrë parasysh ato. Prandaj është shumë shqetësuese që komuna nuk po arrin t’i realizojë as projektet më prioritare, të cilat janë të domosdoshme për banorët”, është ankuar Sherifi.

Edhe banori tjetër, Emrush Ademi, shpjegon se rruga në këtë lagje nuk mund të jetë më shumë se 250 metra, mirëpo ka një rëndësi mjaft të madhe.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...