 
					12 Nëntor 2016 - 13:14
Përmes një njoftimi për media kjo organizatë ka bërë të ditur se “në kuadër të krijimit të Platformës për transportin urban në Prizren, ‘EC Ma Ndryshe’ ka dizajnuar materialet grafike informuese, përkatësisht hartat e linjave urbane, orarin e shërbimit të këtyre linjave, shenjëzimet e stacioneve urbane dhe shenjëzimet brenda autobusëve, pasi paraprakisht ka definuar lokacionet dhe emërtimet e stacioneve lokale”.
“Përmes performancës “Harta e transportit urban të Prizrenit dhe shenjëzimi i autobusëve” ato janë vënë në shërbim të publikut me synimin që të lehtësohet informimi i qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë shërbim”, shkruan në komunikatë. Po ashtu theksohet se në një analizë të bërë për transportin urban në Prizren, pas takimeve dhe punëtorive të organizuara nga EC dhe OPDMK me grupet e ndryshme të komunitetit, janë identifikuar problemet si mungesa e shenjëzimeve rrugore; mungesa e materialeve informuese; mungesa e stacioneve urbane; ndalesat jo të rregullta të autobusëve; pengesat në qasje të personave me aftësi të kufizuar etj.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...