 
					12 Nëntor 2016 - 12:46
Në këtë njoftim të KUR “Prishtina” gjithashtu thuhet se fabrika për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj do të përfundoj në dhjetor të këtij viti, ndërsa pritet të funksionalizohet në fillim të vitit 2017.
“KUR ‘Prishtina’ sh.a. njofton opinionin e gjerë publik, se punimet e ndërtimit të fabrikës së përpunimit të ujit në Shkabaj janë duke shkuar drejt finalizimit. Fabrika e ujit në Shkabaj do të përfundojë në fund të muajit dhjetor 2016, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim, mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin për media të KUR “Prishtina”.
Sipas zyrtarëve të saj, Faza III e investimeve përfshin investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë eurosh. ..(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...