 
					12 Nëntor 2016 - 12:20
Në disa pjesë kjo rrugë është degraduar si pasojë e vërshimeve të ujërave atmosferike, derisa kanalet përgjatë saj prej vitesh qëndrojnë të mbyllur. Pastaj në shumë vende është dëmtuar edhe pjesa mbrojtëse e metalit si pasojë e aksidenteve dhe askush nuk ka intervenuar për riparimin e tyre. Ndërkohë në pjesën e rrugës Shalë-Kleçkë shpeshherë ndodh të ketë rrëshqitje të dheut dhe shembje të gurëve, mirëpo Komuna e Lipjanit nuk po angazhohet për riparimin dhe mirëmbajtjen e saj.
Rreth kësaj çështje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KK-së në Lipjan, derisa shefi i grupit të këshilltarëve nga radhët e PDK-së, Florent Hoxha, ka kritikuar nivelin lokal dhe atë qendror për mosmirëmbajtje të kësaj rruge.
Sipas Hoxhës, është shqetësuese të dëmtohet projekti 7-milionësh dhe askujt të mos e ngrejë zërin. “Rruga Shalë-Kleçkë me gjatësi prej më shumë se 8 kilometra në të cilën janë investuar miliona euro prej vitesh ka mbetur nën mëshirën e kohës në të cilën asnjë institucion qoftë lokal apo qendror nuk ka marrë asnjë hap në rehabilitimin e saj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...