 
					12 Nëntor 2016 - 10:15
Zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj, ka bërë të ditur se masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh do të llogaritet prej 9 nëntorit 2016 deri më 9 dhjetor 2016.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake nga Departamenti i krimeve të rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale Y.M. nga Mamusha, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KP-së, si dhe ndaj të pandehurit të dytë me inicialet N.K. nga Mamusha, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 par. 2 të KP-së, të caktohet masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë”, ka thënë Kicaj. Tutje ka sqaruar se “në kohën e pacaktuar i pandehuri me iniciale Y.M. në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër, duke aplikuar për nxjerrjen e listave poseduese në emër të qytetarëve me iniciale S.M dhe I.M., i cili fakt është vërtetuar në kopjen e librit për regjistrim dhe pasi këto lista poseduese janë marrë nga referenti i Drejtorisë së Kadastrës ato janë ndryshuar nga ana e të pandehurit me iniciale Y.M. dhe janë nënshkruar nga ana e tij ku më pas të njëjtat janë vërtetuar nga ana e zyrtarëve kompetentë”.
“Po ashtu i pandehuri i dytë me iniciale N.K. ka aplikuar pranë Drejtorisë për Kadastër në Komunën e Mamushës për nxjerrjen e listave poseduese për tetë persona, të cilat më pas i ka ndryshuar në bashkëpunim me drejtorin e Shërbimeve Publike pranë Komunës së Mamushës”, ka deklaruar Kicaj.
Gazeta ka raportuar për arrestimin e këtyre dy personave, derisa pjesë e hetimeve në lidhje me rastin për falsifikim të dokumenteve zyrtare që dyshohet se janë përdorur për tërheqjen e subvencioneve të dhëna për bujqësi është edhe një grup më i gjerë, që janë në procedurë të rregullt... (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...