 
					11 Nëntor 2016 - 15:44
“Duke parë problemet e mëdha me të cilat ballafaqohen fermerët prodhues të specit në komunën e Rahovecit ,dhe duke ndjerë nevojën dhe përgjegjësinë si institucione komunale ndaj fermerëve si njëra nga kategoritë më punëtore dhe më kontribut dhënëse në zhvillimin ekonomik dhe social të këtij regjioni, drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural-Komuna e Rahovecit, dhe Qendra Grumbulluese e Frutave dhe Perimeve “AgroCelina”, kanë organizuar sot konferencën me temën, ‘Sfidat në prodhimtarinë e specit në regjionin e Anadrinisë’”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Feim Fetoshi, drejtori i Drejtorisë për BPZHR në Komunën e Rahovecit vlerëson se fermerët janë klasa shoqërore që jep kontribut të madh, prandaj komuna ka përgjegjësi që të ndihmojë ata.
“Në Komunën e Rahovecit, krahas kulturës së rrushit, kultura e specit është ajo që më masovikisht po prodhohet, kjo kulturë çdoherë po përballohet me sfida të ndryshme, kohëve të fundit këto sfida po rriten, prandaj kemi ftuar të gjitha institucionet relevante, dhe me organizimin e kësaj konference do të shpallim luftë sëmundjeve të specit”, thuhet në komunikatë.
Menaxheri i QG " AgroCelina", Fehim Rexhepi, ka thënë arsyeja për mbajtjen e kësaj konference ka ardhur nga bujqit, të cilit kanë dëshiruar që të dëgjojnë drejtpërsëdrejti këshillat dhe fjalët e ekspertëve për parandalimin e sëmundjeve të specit, posaçërisht sëmundjes Antraknoza.
Bekri Xhemajli, përfaqësues i Institutit Bujqësor në Pejë ka elaboruar në mënyrë të detajuar dhe koncize temën " Prezantimi i rezultateve nga mostrat e analizuara të specit me sëmundjen e Antraknozës në regjionin e Anadrinisë", kjo sëmundje i ka simptoma të njollave ngjyrë kafe, dhe thotë në vazhdim se në kultivimin e specit nuk duhet përdorur plehra azotike, të cilët janë shkaktar i kësaj sëmundjeve, por plehra të licencuara.
Xhemajli thotë në vazhdim se speci duhet ujitur në mëngjes dhe mbrëmje e kurrsesi ditës me diell, ndërkaq kushtet kryesore në parandalimin e Antraknozës janë fara e certifikuar, përdorimi i varieteteve rezistence, qarkullimi bimor, ujitja dhe trajtimi parandalues  me preparate kimike.
Kontribut të madh me elaborime të tyre në këtë konferencë kanë dhënë edhe Burim Ahmeti, përfaqësues i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Ismet Babaj, specialist i kulturës së specit dhe prof Mufail Saliu nga Fakulteti i Bujqësisë,  i cili ka folur për ciklin e zhvillimit të sëmundjes së specit dhe masat mbrojtëse.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...