Lunaçek lavdëron transparencën e Komunës së Gjakovës

11 Nëntor 2016 - 15:33      

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek sot ka qëndruar në Gjakovë, me ç’ rast është pritur nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila dhe bashkëpunëtorët saj.

Në takim me përfaqësuesen europiane, kryetarja Kusari – Lila ka folur për situatën aktuale në komunën e Gjakovës dhe rrugën që po ndjek ajo për zhvillimin e kësaj komune. Sipas komunikatës nga kjo vizitë, Kusari – Lila ka përmendur projektet e mëdha të cilat tashmë janë në rrugë të mirë të realizimit, si,ç është projekti për ujin e pijes në zonat rurale, projekti i ngrohtores së re të qytetit, projekti i impiantit të ujërave të zeza e të tjerë, projekte këto që janë duke u realizuar falë ndihmës së Komisionit Evropian apo shteteve të ndryshme evropiane.

Në takim me zëvendëspresidenten Lunaçek, kryetarja Kusari – Lila ka folur edhe për çështjen e të zhdukurve dhe viktimat e luftës së fundit. Me këtë rast ajo ka thënë se ka shumë nevojë dhe përpjekje të përgjithshme që të punohet në drejtim të tejkalimit të dhimbjeve të shkaktuara nga lufta.

Nga ana tjetër, Zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek ka shfaqur opinionet e saj më të mira për zhvillimet në komunën e Gjakovës. Ajo ka thënë se puna që po e bën kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka bërë që njerëzit ta ndjejnë Gjakovën si qytetin e tyre. “Angazhimi për sigurimin e ujit të pijes apo sistemit të ngrohjes qendrore është një dëshmi për qytetarët se diçka po bëhet në të mirë të tyre. Gjithashtu një tjetër aspekt i rëndësishëm të cilin unë zakonisht e përfshijë në raportet e mija është transparenca. Për shembull në Gjakovë i tërë buxheti i komunës është online dhe qytetarët mund ta shohin se nga vijnë dhe ku shkojnë paratë e buxhetit. Kjo u ndihmon qytetarëve të ndjehen se qyteti është i tyre. Faleminderit për këtë që po e bën për qytetin tënd”, ka thënë Lunaçek.

Lunaçek ka rikujtuar se njëjtë sikurse niveli qendror edhe niveli lokal ka obligime karshi procesit të integrimeve evropiane dhe në këtë rast komuna e Gjakovës është një shembull i mirë të cilin duhet t ndjekin edhe komunat tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...