VV nuk merr pjesë në zgjedhjet në Drenas

10 Nëntor 2016 - 17:54      

Vetëvendosje ka vendosur që të mos jetë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.

Kjo lëvizje ka thënë se nuk dëshiron të përfitojë politikisht “nga një vendim i padrejtë gjyqësor në rastin Drenica 2, ku u dënua ish-kryetari i kësaj komune Nexhat Demaku”.

“Pas konsultimeve që i kemi bërë me anëtarësinë dhe strukturat tona, kemi marrë vendim që të mos jemi pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, sepse nuk duam të përfitojmë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor. Ne nuk e mbështesim asnjë kandidat të subjekteve tjera, ngase mendojmë se asnjëri nga ta nuk mundën të bëjnë ndryshime pozitive. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen për të përfunduar mandatin e kryetarit, që mund te jetë vetëm disa muajsh. Përveç kësaj, përbërja e Kuvendit Komunal, si organi më i lartë nuk do të ndryshoj. Për më tepër, buxheti për pjesën e mbetur të mandatit është miratuar dhe gjasat që të ndryshohet janë tepër të vogla”, ka thënë kryetari i VV-së për Drenas Shemsi Elezi, në një konferencë të mbajtur sot.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor. Vendimi për zgjedhje vjen pas largimit të Demakut nga ky post, për shkak të konfirmimit të dënimit për tre vjet burgim.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...