PDK respekton vendimin e institucioneve për xhaminë në Kala të Prizrenit

10 Nëntor 2016 - 15:26      

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, z.Hasan Hasani, dhe sekretari organizativ, z.Kujtim Gashi, kanë pritur sot përfaqësuesit e Iniciativën Qytetare dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Prizrenit, të prirë nga kryetari i BIK-ut, z. Besim Berisha.

Në këtë takim, Dega e PDK-së, u informua rreth Iniciativës Qytetare, e cila është themeluar për inicimin e projektit për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit, si dhe u njoftua edhe me kërkesat e bëra nga ana e Iniciativës Qytetare dhe BIK-ut, adresuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me këtë projekt, dhe me shqetësimet e tyre sa i përket kësaj kërkese.

PDK, Dega në Prizren, duke qenë e vetëdijshme për rëndësinë dhe të drejtat e secilës palë, institucion, Iniciativa Qytetare etj, për të iniciuar dhe kërkuar shërbime nga institucionet, dhe duke qenë në mbështetje të çdo kërkese legjitime qytetare, kërkon nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ta trajtojë me kujdes të veçantë këtë kërkesë, dhe t’i japë përgjigjen e merituar Iniciativës Qytetare, e themeluar për këtë qëllim, dhe Bashkësisë Islame të Prizrenit, si mekanizëm i cili mbron të drejtat e komunitetit të saj.

Po ashtu, PDK, Dega në Prizren, mbështet fuqishëm organet kompetente brenda MKRS-së, të cilat duhet t’i përgjigjen kërkesës së BIK-ut, natyrisht, duke kërkuar që të respektohen të gjitha normat ligjore dhe të gjitha konventat ndërkombëtare, të cilat në njërën anë respektojnë të drejtat qytetare për të shprehur vullnetin e tyre për realizim të kërkesave, dhe në anën tjetër, respektojnë dhe kërkojnë ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, si aset të çmuar e të mbrojtur, duke marrë vendim në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...