Pas vërshimeve, Malisheva me shumë dëme

10 Nëntor 2016 - 13:07      

Situata nga vërshimet e dy ditëve të fundit, është qetësuar pas ndërprerjes së shirave, por gjatë këtyre vërshimeve, janë shkaktuar disa dëme, kryesisht në bujqësi, por edhe në infrastrukturë në përgjithësi.

Si pasojë e vërshimeve, është bllokuar një lagje në fshatin Guncat, pasi është shembur një pjesë e rrugës që lidhë lagjen me fshatin dhe rrugët tjera, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, në këtë lagje, për shkak të rrëshqitjeve të tokës, është shembur edhe rruga, duke ju pamundësuar lëvizjen me vetura banorëve të kësaj lagjeje. Rruga është dëmtuar edhe në aksin rrugor Malishevë-Duhël, përkatësisht në fshatin Banjë, si dhe është dëmtuar një rrugë në fshatin Lubizhdë.

Edhe diga në Mirushë, është dëmtuar edhe më shumë, por ende nuk ka rrezik, pasi sasia e ujit është ulur për dy metra në liqenin e Mirushës.
Si pasojë e reshjeve, shumë puse janë ndotur dhe uji është i papërdorshëm.

Përndryshe, të gjitha rrugët janë të hapura dhe përjashtuar një lagje në Guncat, qarkullimi i qytetarëve zhvillohet pa problem.
Komuna e Malishevës, ka formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, vazhdon të mbetet në gatishmëri të plotë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...