Komiteti për Barazi Gjinore kërkon më shumë gra në vendimmarrje

10 Nëntor 2016 - 08:16      

Komiteti për Barazi Gjinore ( (KBGJ) ka kërkuar, të mërkurën, nga subjektet politike të sigurojnë përfaqësim më të madh të grave në politikë dhe në vendimmarrje, në mënyrë që përfaqësimi i tyre të bartet në pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv, shkruan sot Koha Ditore.

Gjylshen Berisha, kryesuese e KBGJ-së, ka thënë se procesi i avancimit të përfaqësimit të gruas në politikë është duke ecur ngadalë, mirëpo, sipas saj, ky proces është në rrugë të mbarë. Sipas saj, kuota e përfaqësimit të gruas në vendimmarrje prej 30 për qind është një vlerë të cilën e kanë fituar vetë gratë kosovare përmes insistimit të tyre.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...