 
					9 Nëntor 2016 - 18:58
Sipas një komunikate të dërguar nga PDK, thuhet se anëtarët e Kryesisë së PDK-së i kanë dhënë mbështetje unanime kandidatit për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci, transmeton Koha.net.
Kryetari i PDK-së, Veseli ftoi të gjitha strukturat e partisë në Drenas që të punojnë së bashku dhe ditëve në vijim të përgatisin agjendën e aktiviteteve mobilizuese për aktivitetet e nevojshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit që mbahen më 4 Dhjetor 2016.
Në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe anëtarët e shtabit zgjedhor për Lladrovcin. E ky i fundit falënderoi të gjithë anëtarët e Kryesisë, kryetarin e deritashëm të komunës, Nexhat Demaku dhe strukturat tjera partiake për mbështetjen e kandidaturës së tij.
Ai u zotua se do të punojë afër me të gjithë për të përgatitur gjatë ditëve në vijim agjendën e fushatës zgjedhore dhe programin zgjedhor, teksa tha se PDK-ja është subjekti i vetëm që ofron alternativë zhvillimore për Drenasin dhe gjithë Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...