Ndërprehet prodhimi i ujit në dy fshatra të Komunës së Lipjanit

9 Nëntor 2016 - 17:55      

Lipjan, 9 nëntor – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a., Njësia Operative e Ujësjellësit në Lipjan, njofton banorët e fshatrave Torinë dhe Poturovc të komunës së Lipjanit, se për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura atmosferike ditëve të fundit dhe rritjes së shkallës së turbiditetit në puse , jemi të detyruar të ndërprejmë prodhimin/ distribuimin e ujit për dy fshatrat e lartëcekura.

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në të gjitha zonat e tjera të menaxhimit vazhdon të jetë në suaza normale, thuhet nga “Prishtina”.

Ata kërkojnë mirëkuptim për konsumatorët e dy fshatrave deri në përmirësimin e situatës meteorologjike, respektivisht zonës ku janë të vendosura puset.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...