Foto: Koha / arkiv

Vazhdojnë reshjet e shiut, Rahovecit formon Shtabin emergjent

9 Nëntor 2016 - 11:55      

Rahovec, 9 nëntor - Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, Komuna e Rahovecit ka formuar Shtabin komunal për emergjencë.

Pjesë e shtabit janë të gjithë drejtorët e drejtorive, njësia e zjarrfikësve, komandanti i policisë në Komunën e Rahovecit, ndërmarrjet publike dhe Qendra e Mjekësisë Familjare, transmeton Koha.net.

Shtabi komunal për emergjencë ka për detyrë që të hartoi planin operativ për të u dalë në ndihmë qytetarëve të Komunës së Rahovecit, që rrezikohen nga përmbytjet si rezultat i reshjeve të shumta atmosferike.

Në krye të këtij shtabi është kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...