 
					9 Nëntor 2016 - 10:10
Shtabet emergjente dhe ekipet komunale, sipas njoftimeve nga Komuna e Istogut, kanë dalë në teren dhe kanë intervenuar në disa raste, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e tyre.
Po ashtu për të parë nga afër gjendjen ka dalë kryetari i komunës, Haki Rugova, nënkryetari Lulzim Blakaj të shoqëruar edhe nga stafi komunal .
“Gjendja pak më e vështirësuar është paraqitur në fshatin Saradran, për shkak të rritjes së Drinit, mirëpo situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka arsye për shqetësim. Ekipet komunale janë në gatishmëri të intervenojnë për çdo rast”, thuhet në njoftim.
Në rast të paraqitjes së ndonjë situate eventuale të rrezikut nga reshjet, ftojmë qytetarët që të kontaktojnë shtabet emergjente të formuara nga komuna e Istogut, të cilat janë në gjendje gatishmëri 24 orë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...