Përmbytje në Malishevë, mbyllen shkollat [foto]

9 Nëntor 2016 - 08:30      

Malishevë, 9 nëntor - Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe të pandërprera, lumi Mirushë ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar kështu përmbytje në disa pjesë të Malishevës.

Po ashtu edhe në vendbanimet e tjera situata është e ngjashme, për pasojë të gjitha shkollat në Malishevë sot janë mbyllur, ndërsa kjo ditë e humbur do të zëvendësohet një ditë tjetër, transmeton Koha.net.

Rrugët Malishevë-Kijevë, Mirushë-Gurbardh, si dhe qendra e qytetit në Malishevë, janë të pakalueshme, ndërsa gjendja e rëndë është në aksin rrugor Malishevë-Autostradë-Duhël.

Gjendja e rënduar është edhe në liqenin Mirusha, pasi uji ka mbuluar edhe digën, ndërsa në disa vende, përkatësisht përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, është e rënduar. Në disa shkolla uji pothuajse ka hyrë në objekte.

Qytetarëve u është bërë thirrje të mos lëvizin pa nevojë, pasi gjendja në rrugë është e rënduar.

Të gjitha ekipet emergjente janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët që kanë nevojë, si drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe Policia e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...