Shumë dëme nga vërshimet në Gjakovë [video]

8 Nëntor 2016 - 19:25      

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të shumta në qytetin e Gjakovës dhe për pasojë edhe lumi Krena ka dalë nga shtrati.

Banorët ankohen se sa herë që ka reshje, shtëpitë e tyre vërshohen nga uji. Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë komunalë.

Lumi Krena sërish ka dalë nga shtrati, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Banorët e lagjes së Qabratit, rruga Skënderbeu në Gjakovë, janë shprehur se sa herë që ka reshje të shiut, shtëpitë e tyre vërshohen nga uji.

Ky lum, sipas qytetarëve, bllokohet shumë shpesh, pasi edhe vet e pranojnë se mbeturinat i hedhin në të.
E zyrtarët komunalë thonë se këto shtëpi janë të ndërtuara pikërisht te shtrati i lumit dhe rreziku që ato të vërshohen sa herë të bie shi është shumë i madh.

Edhe drejtori Muqaj, por edhe banorët, frikësohen se nëse vazhdon të ketë reshje shiu sikur gjatë ditës së sotme, dalja nga shtrati e lumit Krena do të mund të sjellë edhe më shumë dëme.
Por jo vetëm kjo lagje është dëmtuar nga reshjet e sotme të shiut. Zyrtarët komunalë kanë thënë se ende nuk janë evidentuar plotësisht, por dëme janë shënuar edhe në lagjet tjera si dhe fshatrat e Gjakovës.


Shumë dëme nga vërshimet në Gjakovë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...