 
					8 Nëntor 2016 - 15:36
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se i pari në këtë raund të konferencave ishte Agim Zuzaku, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, i cili ka elaboruar punën e bërë në këtë dikaster duke përmendur projekte, programe e aktivitete të shumta që kanë ndodhur në Gjilan.
Zuzaku ka thënë se vetëm të hyrat nga jashtë, konkretisht përmes donatorëve, duke mos përfshirë këtu buxhetin e Komunës dhe Qeverisë së Kosovës, Gjilanit i kanë dhënë dhe po i japin mbi 9.7 milionë euro dhe kur i shtohen edhe investimet e Komunës së Gjilanit, dhe ato të qeverisë së Kosovës, kjo shifër pothuajse dyfishohet, ndërsa, numri i të punësuarve është mbi një mijë të punësuar në sektore të ndryshme.
“Sektori privat në Gjilan është punëdhënësi më i madh për qytetarët e Gjilanit dhe ky trend përditë e më shumë po shënon vlera positive dhe inkurajuese për angazhim në shërbim të rritjes së bizneseve”, thuhet në komunikatë.
“Gjatë këtij viti kanë përfituar rreth 400 biznese në forma të ndryshme, pastaj janë realizuar 2 panaire më qëllim të promovimit dhe mbështetjes së bizneseve siç ka qenë panairi ‘Gjilani 2016’, dhe panairi i makinave ‘Auto-Shoë’, ku pjesës ishte një numër i konsiderueshëm i bizneseve dhe mergimtarëve nga diaspora. Gjithashtu në kuadër të planifikimit të drejtorisë janë realizuar edhe dy forume B2B (Biznes me Biznes)me qëllim të promovimit të mundësisë së madhe për investime në Gjilan”, ka thënë Zuzaku.
Ai më tutje ka folur edhe për grantet që kanë përfituar bizneset private në Gjilan.
“Kemi për këtë periudhë kohore investime të shumta, donator, programe e projekte të cilat që të gjitha janë për një zhvillim të qëndrueshëm, mbështetje të sektorit privat dhe krijim të kushteve më të mira për qytetarët. Kështu nga organizata ‘Help’ kanë përfituar rreth 50 biznese me grante të drejtpërdrejta, përmes Komisionit Evropian rreth 30 të tjera, pastaj përfitimi i nxënësve, studentëve dhe bizneseve me punë praktike dhe angazhim të tyre nëpër ndërmarrje të ndryshme, mbështetjen e ndërmarrjeve për gjenerim të qëndrueshëm të vendeve të punës”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...