Vërshime në disa lokalitete në Komunën e Podujevës

8 Nëntor 2016 - 14:10      

Reshjet e pandërprera të shiut, në Komunën e Podujevës, kanë shkaktuar vërshime në disa lokalitete, si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati dhe bllokimi i kanalizimeve atmosferike.

Për të parë nga afër gjendjen e krijuar në terren nga reshjet e shiut, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi kanë vizituar disa fshatra.

“Në fshatrat Peran, Bajçinë, Metehi, Dobërdol, Repë, Pakashticë, Popovë, Pollatë, Lupç dhe ndonjë fshat tjetër, ka dalje të lumenjve nga shtrati, me ç’rast uji ka depërtuar edhe në oborret e disa shtëpive”, tha Rudari

Gjatë vizitës në terren, nënkryetari i Komunës dhe drejtori Muçiqi kanë konstatuar se në disa vende dalja e lumenjve nga shtrati është shkaktuar si pasojë e ngushtimit të shtratit të lumenjve, por edhe nga grumbullimi i mbeturinave te urat. Ndërsa në fshatin Letanc është bllokuar kanali i grumbullimit të ujërave atmosferike.

Në rrugën regjionale Pollatë – Reçicë ka rrëshqitje të dheut, gjë që vështirëson dhe e bën të rrezikshëm qarkullimin në këtë rrugë.

Ekipet emergjente të Komunës, Brigada e Zjarrfikësve dhe një ekskavator i angazhuar nga Komuna vazhdimisht janë në terren për të intervenuar në largimin e ujit nga objektet dhe në hapjen e shtretërve të lumenjve atje ku ka mundësi të intervenohet, veçmas në largimin e mbeturinave të grumbulluara tek urat.

Komuna e Podujevës thotë se gjendjen në terren mund ta vështirësojnë edhe më shumë reshjet e pandërprera të shiut. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...