 
					8 Nëntor 2016 - 12:01
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pas verifikimit të gjendjes faktike në terren dhe përkundër disa masave të ndërmarra për tejkalimin e gjendjes, niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve Ereniku, Drinit të Bardhe, Krena dhe Llukaci në përroska dhe kanale të tjera shkarkuese është në kuotat kritike. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që në orët e ardhshme gjendja të eskalojë me përmasa të paparashikueshme.
Sipas vlerësimit të ekspertëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, aktualisht gjendja më kritike është në këto pjesë të qytetit:
1.  Rr. “Skender Shehu “, te ura prapa, përbri ish – fabrikës “JATEX”, ku uji ka filluar të depërtoj në shtëpitë dhe oborret përreth,
2. Në Dardani, ku kanë filluar të mbushen bodrumet e shtëpive,  
3.  Te ish - Fabrika e lëngjeve, ura nën rrugën magjistrale Gjakovë- Pejë,
4.  Ura poshtë Stacionit të veterinarisë, në rrugën “Hysen Mehmeti”,
5. Po ashtu për shkak të infrastrukturës së dobët pritet të vërshohen edhe shtëpitë-oborret dhe bodrumet te lokacioni “Pika e zezë” prapa restorant “Presidenti”, e po ashtu edhe në zonat urbane të qytetit, si pasojë e mosabsorbimit të të gjitha ujërave nga sistemi i kanalizimeve dhe ujërave atmosferike, kuptohet, si pasojë e reshjeve enorme për m³.
6. Edhe në zonat rurale, sidomos në regjionin e Rekës së Keqe, gjendja është jo stabile. Edhe pse uji në orët e mbrëmjes kishte filluar të tërhiqet, sipas informacioneve nga terreni, nga të reshurat e mbrëmshme prapë ka filluar të rritet niveli i ujërave, sidomos të përroskave të rrëmbyeshme  Labenica  dhe Gusha në Rekë të Keqe, ujë ky i cili vjen nga Bokat e maleve përgjatë brezit kufitar.
Komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim përveç marrjes së masave adekuate të parapara në këto situata, kërkon nga qytetarët e saj të jenë vigjilentë dhe aty ku kanë mundësi me veprimet e tyre të kontribuojnë me ndërmarrjen e masave mbrojtëse personale dhe kolektive në kuadër të familjes së tyre dhe të komunitetit ku gravitojnë.
Nëse ky ritëm i reshjeve vazhdon edhe gjatë orëve në vijim, nuk përjashtohet mundësia e shpalljes së gjendjes emergjente në territorin e komunës së Gjakovës apo në ndonjë pjesë të saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...