 
					8 Nëntor 2016 - 10:53
Në raportin e inspektimeve të sanitarisë në përgjithësi është konstatuar një gjendje e mirë higjienike, ku shumica e shkollave kanë bërë përgatitjet e duhura higjienike, si gëlqerosjen e shkollave nga brenda, dezinfektimin e përgjithshme të hapësirave, ndërsa gjithashtu disa prej shkollave që kanë pasur probleme teknike sanitare në vitet paraprake, tani janë rinovuar dhe kanë përmirësuar kushtet teknike-higjienike, por janë identifikuar edhe parregullsi dhe probleme me nyjat sanitare, por që ky raport i është përcjellë Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të ndërmarrë hapat për përmirësimin dhe evitimin e problemeve.
Në këtë raport, theksohet se shkolla në fshatin Llapushnik është duke u ndërtuar objekti i ri i shkollës, ndërkaq në fshatin Fushticë të Epërme është duke u rinovuar shkolla.
Inspektorja e sanitarisë, Ariana Sadiku, ka theksuar se në përgjithësi shkollat kanë furnizim me ujë të pijes, edhe ato që kishin mungesë në vitet tjera. Sadiku po ashtu ka paraqitur edhe parregullsitë në disa institucione shkollore dhe ka sugjeruar që te merren masat e mundshme për evitimin e tyre.
Shkolla “Rexhep Gjeli” në Likoshan, është vlerësuar se mirëmbahet në përgjithësi, por vërejtjet e inspektores janë për nyjat sanitare të cilat janë ende fushore e qe duke pasur dalje në oborr është e vështirë të mirëmbahen, prandaj si të tilla nuk i plotësojnë kushtet teknike dhe higjienike për përdorim nga nxënësit e kësaj shkolle.
Shkolla “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, paraqitet si problematik çështja e kanalizimit të fshatit, e cila ka mbet pa përfunduar dhe ka dalje në afërsi të oborrit të shkollës dhe shkakton pengesa në procesin mësimorë, pasi që nuk mund të behët ajrosja e shkollës dhe hapja e dritareve.
Shkolla “Shaban Polluzha” në Korroticë e Epërme, gjatë inspektimeve në këtë shkollë është vërejtur se ka lagështi në mure të disa klasave për shkak të problemit të kulmit.
Ndërsa shkolla “Dëshmorët e Fortesës” në fshatin Vërboc, është konstatuar se në këtë objekt mësimi, nuk janë kushtet teknike dhe higjienike në nivel dhe është gjendje shumë e rëndë për mbajtjen e procesit mësimorë, ka furnizim me ujë, por jo në mënyrë të rregullt dhe si e tillë kjo shkollë nuk mund të mirëmbahet dhe është një nga shkollat me kushtet më të vështira në Komunën e Drenasit. Muret në këtë shkollë janë të plasaritura, dyshemeja është e papërshtatshme dhe nyjat sanitare shumica jashtë funksionit (vetëm një nyje sanitare është në shfrytëzim për gjithsejtë numrin e nxënësve që ka kjo shkollë rreth 140).
Nyjat sanitare janë jashtë funksionit për shkak të problemeve me kanalizim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...