Vetëvendosje akuzon Kuvendin e Obiliqit për falsifikim të votave

8 Nëntor 2016 - 11:55      

Obiliq, 8 nëntor – Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq e kanë akuzuar Kuvendin e kësaj komune se ka falsifikuar votat kur është votuar formimi i Komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale.

Nëpërmjet një reagimi, të cilin ia kanë dërguar gazetës “Koha Ditore”, ata thonë se me këtë rast është shkelur edhe Rregullorja e punës së Kuvendit dhe Ligji për vetëqeverisje lokale, pasi për këtë komision kishte votuar edhe anëtari nga shoqëria civile.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të anulohet formimi i këtij komisioni, pasi që, siç thuhet në këtë reagim, dhënia e pronës nga një komision i formuar në këtë mënyrë nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe njëkohësisht është edhe shkelje ligjore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...