Foto: Koha

Në Viti vazhdon lirimi i hapësirave të uzurpuara publike

8 Nëntor 2016 - 11:13      

Viti, 8 nëntor - Drejtoria e Inspektoratit e Vitisë ka ndërmarrë një aksion për largimin e të gjitha kioskave dhe objekteve të tjera që janë të vendosura pa leje brenda hapësirave publike në këtë komunë.

Kështu aksioni për lirimin e hapësirave të uzurpuara publike ka vazhduar në fshatin Kabash, ku janë larguar disa rrethoja të vendosura nga qytetarët të cilat kanë qenë edhe afër institucioneve publike dhe afër objekteve të kultit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Skënder Ahmeti, drejtor komunal i Inspektoratit ka deklaruar se aksioni për lirimin e hapësirave publike është vazhdimësi e aksionit që është nisur më herët në fshatin Pozheran ku janë larguar disa objekte lëvizëse nga hapësirat publike për të vazhduar në Viti si dhe në fshatin Smirë ku është liruar një rrugë që ishte uzurpuar për 16 vjet me radhë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...