Prizreni me Qendër të vazhdimësisë së sektorit financiar në emergjenca

8 Nëntor 2016 - 10:40      

Prizren, 8 nëntor – Drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe të Bankës Botërore për Kosovë e Maqedoni, të hënën, kanë përuruar objektin e funksionalizuar të Qendrës së vazhdimësisë së punës në Prizren.

Nga zyrtarët e lartë është cilësuar si objekt i rëndësisë së veçantë, që i mundëson BQK-së por edhe institucioneve të tjera ruajtjen e vazhdimësisë së punës në ndonjë situatë emergjente, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo qendër, që do të operojë në kuadër të Bankës Qendrore të Kosovës, është bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe nga Ministria e Financave.

Guvernatori Bedri Hamza me këtë rast ka theksuar se bëhet fjalë për inaugurimin e komponentit të fundit të projektit të fuqizimit të sektorit financiar bashkë me infrastrukturën e tregut, që është financuar nga Banka Botërore me pjesën e kredisë dhe grantin përkrahës dhe nga MF-ja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...