 
					8 Nëntor 2016 - 10:07
Një gjë e tillë është konfirmuar nga zyrtarët komunalë, të cilët kanë theksuar se do të ndërmerren veprime të duhura për evitimin e problemeve në këtë drejtim. Madje, lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe kryetari i komunës, Ramadan Muja, gjatë takimit të fundit të Ekzekutivit lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë mbledhje drejtori i Shërbimeve Publike, Sulltan Badallaj, ka bërë të ditur se ujërat e zeza kanë dëmtuar pjesët e poshtme të objekteve shumëbanesore sociale në Petrovë, që janë investim i komunës.
“Kalimi i gypit që është bërë, pra rrugën që e kalon, aty është një gyp i ngushtë dhe nuk i përballon prurjet që vijnë prej gypit nga ana e fshatit Petrovë. Tani në këtë pikë duhet të intervenojmë, qoftë përmes rritjes së dimensionit të gypit apo përmes ndërrimit të kahut. Më tepër ka gjasa që duhet të rritet dimensioni i gypit, por kjo konstatohet me saktë pas inspektimit në vendin e ngjarjes nga inxhinierët”, ka thënë Badallaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...