Të pakënaqurit në Vetëvendosje i bashkohen LDK-së në Ferizaj

8 Nëntor 2016 - 09:01      

Ferizaj, 8 nëntor – Të pakënaqur me procesin e brendshëm zgjedhor, afro 20 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në Ferizaj, i janë bashkuar LDK-së.

Ish-nënkryetari i këtij subjekti, Flamur Istrefi, dhe dy aktivistët Bardhyl Abazi e Arben Isufi, të cilët janë ankuar se gjatë procesit zgjedhor brenda këtij subjekti janë anashkaluar pa ndonjë arsye, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kam qenë dy mandate nënkryetar i VV-së dhe një ndër aktivistët më të mirë, por dorëheqja ime dhe e dy kolegëve të mi nga ky subjekt ndërlidhjet me një varg pakënaqësish duke u nisur nga procesi i brendshëm zgjedhor, ndërkaq ajo më e rëndësishmja është që ky subjekt e ka eliminuar nga gara për kryetar Xhabir Morinën, të cilin e kemi përkrahur një pjesë e madhe e aktivistëve, pastaj moskoordinimi i qendrës së Prishtinës me Ferizajn për të gjitha angazhimet tona është arsyeja e dytë e dorëheqjes”, ka thënë për KD-në ish-nënkryetari i VV-së, Flamur Istrefi.

Ndërkohë, KD-ja nga burime të sigurta ka mësuar se Xhabir Morina tashmë ka aderuar në PDK.

Bardhyl Abazi, ka thënë se ka qenë mjaft e rëndë dorëheqja nga VV-ja derisa ishte aktivist organizativ. “Këta tre persona që tashmë zyrtarisht kemi aderuar në LDK i kemi arsyet e njëjta derisa është bërë e padrejtë ndaj neve gjatë procesit të brendshëm zgjedhor. Rreth 20 bashkaktivistët tanë të cilët kanë qenë në pikat e VV-së nëpër fshatra dhe në qytet tashmë do të inkorporohen në procesin zgjedhon të nëndegëve të LDK-së”, ka thënë Abazi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...