Podujeva pa qytetar pjesëmarrës në luftëra të huaja

7 Nëntor 2016 - 12:30      

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Giovanni Fungo, me bashkëpunëtorë, vizitoi Podujevën dhe u prit nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit, Veliu e informoi komandantin e KFOR-it për gjendjen e sigurisë, por edhe me aktivitetet dhe investimet e bëra në ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik të Komunës së Podujevës.

“Podujeva është një komunë e qetë me trend të rënies së kriminalitetit në vazhdimësi. Kemi koordinim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe Këshillin e Bashkësisë Islame, kurse gjendjes së mirë të sigurisë i kontribuojnë edhe qytetarët tanë të gjitha komuniteteve ”, tha Veliu.

Kryetari Veliu përmendi edhe një fakt tjetër të mirë, duke thënë se deri tash nuk është evidentuar asnjë rast që ndonjë qytetar i Komunës së Podujevës të ketë shkuar në luftëra të huaja, konkretisht në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Komandanti i KFOR-it tha se e gëzon fakti që situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, duke pasur parasysh faktin se Komuna e Podujevës është ndër komunat kryesore të Kosovës, e cila kufizohet me Republikën e Serbisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...