
7 Nëntor 2016 - 12:21
Prej të hënës, qytetarët mund ta shkarkojnë programin Gjilani Smart City në dy sistemet operative, IOS dhe Android.
Ky projekt krijon një lidhje të drejtpërdrejt me qytetarin e komunës së Gjilanit, e bënë pjesë të qeverisjes, duke e rritur kështu në shkallë të lartë transparencën dhe efikasitetin në Komunë.
Projekti përfshinë shërbimet komunale në fushën e ekonomisë, arsimit, sigurisë dhe shëndetësisë etj., ndërkaq të gjitha të dhënat qytetari i Gjilanit i ka në xhepin e tij dhe do të raportoj direkt menaxhmentin e lartë të Komunës për ankesat e kërkesat e mundshme dhe këto do të shkojnë direkt edhe te kryetari i komunës.
Projekti inovativ “Gjilani Smart City” është i pari në rajon i kësaj natyre. Për më shumë klikoni në: www.gjilani-smartcity.com.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...