QMF- 2 e “Taphonës” nis punën pas rikonstruksionit

7 Nëntor 2016 - 10:40      

Ka nisur punën pas 3 muajsh punime rinovuese, nga fundjava Qendra e Mjekësisë Familjare numër 2 në lagjen “Taphone” të Pejës.

Kjo është ambulanca e tretë nga madhësia në Pejë, e cila ofron përkujdesje të shëndetit primar për10 mijë banorët e bashkësisë territoriale “Haxhi Zeka”, shkruan sot “Koha Ditore”. Qendra e Mjekësisë Familjare në “Taphone”, i është nënshtruar rikonstruksionit total të saj, duke e shndërruar atë në një qendër moderne mjekësore.

Objekti ka dy dhoma për mjekë familjarë, një për stomatologë, dhoma e infuzioneve dhe inhalimit, dhoma e injeksioneve, kartoteka dhe barnatorja.

Me investimin e 20 mijë eurove nga arka komunale, sa ka kushtuar ky projekt, siç thotë drejtori i Shëndetësisë së Pejës, Petrit Loci, kjo qendër e shëndetit primar, është e para jo vetëm në Pejë, por edhe në nivel vendi, që i është bërë me sisteme të ventilimit dhe aklimatizimit qendror, për të gjitha stinët. Sipas tij këto sisteme, që funksionojnë ndaras njëra- tjetrës, janë të kategorisë “A+++” për kursim të energjisë elektrike.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...