Anulojnë protestën - marrin premtime për vendosje semaforësh

7 Nëntor 2016 - 10:05      

Banorët e fshatit Miradi e Poshtme të Fushë-Kosovës e kanë anuluar protestën e paralajmëruar për të dielën, pasi kanë marrë premtime se do të nisin punimet për vendosje semaforësh në këtë fshat.

Ata kanë protestuar dy të diela pasi ishin aksidentuar për vdekje dy femra brenda 10 ditësh, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, në vendin ku banorët kishin protestuar janë parë policë dhe pjesëtarë të KFOR-it, pasi protesta ishte paralajmëruar se do të mbahej edhe këtë të diel.

Banori, Jasir Krasniqi, thotë se protesta është anuluar pasi ka ardhur një “premtim” se vendosja e semaforëve, do të bëhet në ditët në vazhdim. Pak ditë më parë ai kishte thënë se 300 shtëpi sa ka ky fshat kanë edhe fëmijë që shkojnë në shkollë dhe të gjithë duhet të kalojnë këtë rrugë pa vendkalim për këmbësorët.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...